Aktualitet

Erisa Fero nuk ishte vetëm! Pjesë e trafikut të drogës dy policë të "Rrugores", dhe djali i një biznesmeni

Këta persona po transportonin 58 kilogramë drogë, dhe si destinacion lënda narkotike kishte Maqedoninë e Veriut.

29 Dhjetor 2022, 11:56 Nga a.b;f.g
Erisa Fero nuk ishte vetëm! Pjesë e trafikut të drogës dy
Erisa Fero

TIRANË- Erisa Fero, zyrtarja e lartë e administratës që u arrestua sot pasi u gjet me 58 kilgram kanabis në makinë, nuk vepronte vetëm. Burime për Dosja bëjnë me dije se shefja kompjuterike e AKSHI-t, kishte në grup edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit, pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.

Në pranga sot ra Erisa Fero dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja bashkë me një 17-vjeçar me inciialet M.K. Mësohet se roli i tyre ishte të monitoronin rrugën gjatë transportimit të lëndës narkotike, në mënyrë që të shmangeshin kontrollet policore.

Ndërsa u shpallën në kërkim dy personat që do të kalonin drogën në shtetin maqedonas, F.S dhe G.S; vëllezër me njëri tjetrin. Sakaq, emrat e dy policëve ende nuk dihen, por burime i thanë Dosja se dy policët janë duke u hetuar me metoda speciale nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, AMP. /Dosja.al

erisa fero operacion antidroge ne korce likmend basha

Sondazh

Poll