Aktualitet

Një ditë pas ngjarjes! Bëhet 'e gjallë' Policia: 48-vjeçarja vdiq në ambientet e bashkisë së Lushnjës, dyshohet për shkaqe natyrale

Dyshohet se 48-vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. 

29 Dhjetor 2022, 11:25 Nga A.B
Një ditë pas ngjarjes! Bëhet 'e gjallë' Policia:
Policia

LUSHNJE- Një ditë pas vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani, Policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Ato konfirmojnë vdekjen e gruas brenda ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Sipas tyre, dyshohet se 48-vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.

vdes gruaja ne bashki shpresa cani

Sondazh

Poll