Aktualitet

24 orë OMERTA! Pse nuk reagoi Policia për gruan që vdiq brenda Bashkisë, ia vunë "vulën" vetë: Ishin shkaqe natyrale, s'i raportojmë ndonjëherë

Fillimisht u justifikuan se ngjarja nuk ishte raportuar, pasi dyshohej se kishte ndodhur për shkaqe natyrale. E për shkak të kësaj arsyeje, edhe nuk kishin një njoftim zyrtar.

29 Dhjetor 2022, 11:18 Nga k.m.
24 orë OMERTA! Pse nuk reagoi Policia për gruan që vdiq brenda
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit, 24 orë pas një vdekjeje që nuk ka ndodhur në mes të rrugës, por në Bashkinë e Lushnjes ende nuk ka denjuar që të japë një njoftim zyrtar lidhur me rastin. Pas një kalvari të gjatë për të gjetur një numër kontakti me zëdhënësen e Policisë së Fierit, Dosja.al ka patur mundësinë për të marrë edhe një përgjigje se përse nuk ishin kujtuar për të bërë një njoftim. Fillimisht u justifikuan se ngjarja nuk ishte raportuar, pasi dyshohej se kishte ndodhur për shkaqe natyrale. E për shkak të kësaj arsyeje, edhe nuk kishin një njoftim zyrtar.

"Po është e vërtetë që ka ndodhur ngjarja. Për pak do të nxjerrim njoftimin zyrtar. Nuk e kemi nxjerrë deri më tani pasi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale. Kemi shoqëruar njeri? Jo, pse duhet kur ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale,"-tha në bisedën me Dosja.al, zëdhënësja e Fierit. Marrin të mirëqenë faktin që vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, mund të sjellim qindra raste kur Policia e Shtetit ka raportuar. Pse ky rast ishte ndryshe dhe krejt i pavlerë për ta? A nuk është detyrim që të jepet sqarimi për një ngjarje që nuk ka ndodhur në rrugë, por në godinën kryesore të qytetit të Lushnjes, brenda Bashkisë. Si ka mundësi që të mos shoqërohet për t'u marrë në pyetje askush? Pse? Përshembull kryebashkiakja Eriselda Sefa, e cila ka parë gjithë skenën. Po sikur të mos ketë pësuar arrest kardiak ashtu siç dyshohet, kush mban përgjegjësi?

Të gjitha pyetjet, lihen pezull me fjalinë e përdorur në çdo njoftim: Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia nuk e ka bërë dot, se ndoshta ishin të zënë teksa asistonin Sefën me therjen e pulës për të mbajtur larg syrin e keq.

vdes gruaja ne bashki

Sondazh

Poll