Aktualitet

3 persona helmohen nga uji brenda një lokali në Shkodër! Në spital kamarieri, 41-vjeçarja dhe djali i mitur sillen në Tiranë, janë rëndë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, në stomakun e tyre janë zbuluar djegie të cilat janë shkaktuar si pasojë e konsumit të ujit të kontaminuar.

29 Dhjetor 2022, 10:50 Nga k.m.
3 persona helmohen nga uji brenda një lokali në Shkodër! Në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 41-vjeçare dhe djali i saj janë transportuar drejt Tiranës ku do të marrin një trajtim më të specializuar për shqetësimet e krijuara pas helmimit nga uji i pijshëm. Dyshohet se në shishen e ujit që kanë konsumuar nënë e bir, ka pasur lëndë djegëse, por ende nuk dihet se çfarë lloji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, në stomakun e tyre janë zbuluar djegie të cilat janë shkaktuar si pasojë e konsumit të ujit të kontaminuar. Të njëjtin shqetësim si nënë e bir ka pasur edhe kamarieri i lokalit, 30-vjeçari i identifikuar si M.M., por duket se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë se e dy të tjerëve. 

Prokuroria e Shkodrës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë hetimet në lokalin e hotelit ku ndodhi helmimi i 3 personave. Sipas hetimeve dhe informacioneve, bëhet me dije se 14-vjeçari ka pirë një shishe me ujë të ambalazhuar, por nuk dihet se si ka ndodhur e gjithë dinamika e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër. Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

shkoder tre te helmuar ne shkoder

Sondazh

Poll