Aktualitet

'Bosët e drogës lëvizin me Smart'/ Arrestimi i zyrtares së lartë, ja ç'postonte në Tik Tok 28-vjeçarja

 E reja e cila është punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishte shumë aktive në rrjetet sociale. 

29 Dhjetor 2022, 11:40 Nga A.B
'Bosët e drogës lëvizin me Smart'/ Arrestimi i zyrtares
Erisa Fero

TIRANË-Erisa Fero është 28-vjeçarja e cila drejtonte makinen ku u gjet dhe sasia e droges prej 40 kilogram hashash. E reja e cila është punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishte shumë aktive në rrjetet sociale. 

'Bosët e drogës në Shqipëri nuk lëvizin me mjete luksoze por me smart'- është zëri në videon e postuar nga ajo në rrjetin social 'Tik Tok', duke shkruar: Policet tu ngju Hoxhen...

Në makinë ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë.

Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë. Aksioni aktualisht vijon për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë dhe lidhjeve të tyre

Tre personat u kapën në Qafë-Thanë duke tentuar që të trafikonin lëndë narkotike kanabis në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy të tjerë, vëllezër, janë shpallur në kërkim. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça. 

erisa fero

Sondazh

Poll