Aktualitet

“Pse më keni hequr asistencën…”/ U fut brenda Bashkisë së Lushnjës për informacion, Canin e priste jashtë i afërmi

Familjari i 48-vjeçares, nuk e pa më të gjallë

29 Dhjetor 2022, 11:17 Nga A.B
“Pse më keni hequr asistencën…”/ U fut brenda
Bashkia Lushnje

LUSHNJE- Shpresa Cani, e cila vdiq ditën e djeshme në ambientet e brendshme të Bashkisë së Lushnjes, nuk ishte e vetme. Teksa ajo ishte futur brenda, për të folur me kryetaren e Bashkisë për ndihmën ekonomike që iu hoq, jashtë institucionit po e priste një familjar. 

Fatkeqësisht, familjari nuk e takoi më 48-vjeçaren të gjallë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.

vdes gruaja ne bashki

Sondazh

Poll