Aktualitet

Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, MISTER se si ndodhi ngjarja, pritet zbardhja nga kamerat e sigurisë

48-vjeçarja nga fshati Çinar ndërroi jetë në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike.

29 Dhjetor 2022, 10:52 Nga A.B
Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, MISTER se si
Bashkia Lushnje

LUSHNJE- Mister mbetet fakti se si Shpresa Cani, 48-vjeçarja e cila vdiq brenda korridorit të Bashkisë së Lushnjes është nxjerrë nga ambientet e institucionit. Pritet që nga momenti në moment, policia të dalë me një njoftim zyrtar. Ndërkohë që kamerat e sigurisë do të jenë ato që do të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

48-vjeçarja nga fshati Çinar ndërroi jetë në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale. Viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, mësohet se gruaja kishte ndërruar jetë në vend.

vdes gruaja ne bashki vdes shpresa cani shpresa cani

Sondazh

Poll