Aktualitet

E RËNDË! 'Pse ma hoqe ndihmën ekonomike'/ 48-vjeçarja vdes pas takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje.

29 Dhjetor 2022, 10:43 Nga A.B
E RËNDË! 'Pse ma hoqe ndihmën ekonomike'/
Bashkia Lushnje

LUSHNJE- Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e brendshme të Bashkisë Lushnje. Gruaja, nga fshati Çinar, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale. Raportohet se viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje.

Pas mbërritjes së ambulancës, se gruaja ka ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 48-vjeçares.

Akoma më tronditëse është fakti që sipas 'Tvklan', kryebashkiakja Eriselda Sefa ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.

shpresa cani vdes shpresa cani

Sondazh

Poll