Sport

Kylian Mbappé, dhjetë ditë pas finales së Botërorit: “Festimet nuk janë problemi im”...

Kylian Mbappé, sulmuesi parizian, golashënuesi vendimtar mbrëmjen e kësaj të mërkure kundër Strasburgut (2-1), hodhi poshtë çdo formë polemike pas ngjarjeve në dhomën e zhveshjes së argjentinasve pas humbjes në finalen e Kupës së Botës.

29 Dhjetor 2022, 07:18 Nga DOSJA
Kylian Mbappé, dhjetë ditë pas finales së Botërorit:

FRANCE - Si keni jetuar këto ditët e fundit? “Ishin orë të ndërlikuara, por ndjehesh mire pas një fitoreje, të kesh lidhje me tifozët, me klubin, me shokët e skuadrës. Të bësh këtë, ndërkohë që fiton, është gjithmonë më e lehtë,”- është shprehur Kylian Mbappe, pas ndeshjes ndaj Strasburgut, i cili ishte edhe autori i golit të fitores për parizienët.

Cili ishte mesazhi juaj që u kthye kaq herët te PSG-ja? “Mesazhi është i thjeshtë, nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi me kombëtaren, PSG është diçka tjetër, jam i vendosur t'i kthej të gjithë trofetë në kryeqytet”.

Kishit më shumë presion te penalltia në finalen e Botërorit apo për atë kundër Strasburgut sonte? “Të dyja (qesh)! Këto janë emocione të ndryshme, skenarë të ndryshëm”. 

E keni harruar humbjen e finale? “Trajneri, klubi im, bashkëlojtarët, nuk ka asnjë arsye që klubi im të paguajë për një dështim të kombëtares. PSG nuk është përgjegjës për humbjen tonë. Jam munduar të kthehem me energjinë më të mirë të mundshme, duke qenë sa më pozitiv. Nuk jam duke luajtur një ndeshje të çmendur, por kam vazhduar të besoj në të, të shtyj, sepse e di që nuk mund ta kthej situatën. Ne jemi shume te gezuar”.

Si i përjetuat festimet argjentinase? Po qëndrimi i Lionel Messit? “Kam biseduar me të pas ndeshjes, e përgëzova, sepse ishte kërkimi i jetës për të. Edhe për mua, por kam dështuar, kështu që duhet të jesh gjithmonë një lojtar i mirë. Festat nuk janë problemi im. Nuk duhet të harxhoni energji për gjëra të tilla të kota, gjëja e rëndësishme për mua është të jap më të mirën nga vetja për klubin. Ne do të presim që Leo të kthehet në mënyrë që të fillojmë të fitojmë ndeshje dhe të shënojmë gola përsëri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll