Sport

Verratti-PSG, së bashku deri në 2026: "Për mua është një krenari e jashtëzakonshme"

Mesfushori Italian nuk do ta ndërpresë kontratën me parizienët: “Ishte e qartë për mua që historia ime do të vazhdonte të shkruhet këtu”

28 Dhjetor 2022, 22:47 Nga DOSJA
Verratti-PSG, së bashku deri në 2026: "Për mua

FRANCE - Verratti, në të vërtetë do ta vazhdojë rrugëtimin e tij me PSG-në. Klubi kampion francez njoftoi zgjatjen e kontratës së mesfushorit ‘azzurr’ deri në vitin 2026 pak para fillimit të ndeshjes së Ligue 1 kundër Strasburgut në Parc des Princes. 

“PSG dhe presidenti i saj Nasser al-Khelaifi janë të lumtur të shpallin një dhuratë për Krishtlindje, zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026 me Marco Verrattin”,- u tha folësi tifozëve të pranishëm në stadium.

Kontrata e 30-vjeçarit skadonte në vitin 2024. Verratti, i cili luajti sot ndeshjen e tij të 399-të për PSG-në, duhet të thyejë rekordin për ndeshjet e luajtura me klubin parizien, të mbajtur nga Jean-Marc Pilorget, me 435. Ai është gjithashtu mbajtësi i më së shumti trofe të fituara me klubin nga kryeqyteti (29): 8 kampionate franceze (2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019, 2020 dhe 2022), 6 kupa franceze (2015, 2016, 2017, 2017, 2017 ), 6 Kupa të Ligës (2014, 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2020), 9 trofe kampionësh (2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2022 dhe 2019).

"Është një kënaqësi e madhe të zgjas kontratën time me Paris Saint-Germain,"- tha  Verratti. - Klubi dhe tifozët që nga debutimi im më kanë mbështetur dhe unë u jam shumë mirënjohës për këtë. Ishte e qartë për mua që historia ime do të vazhdonte të shkruhet këtu. Shpresoj të fitoj shumë trofe të tjerë me fanellën e PSG-së”. 

Presidenti i Parisit Nasser Al-Khelaifi ishte gjithashtu i lumtur: "Ne jemi shumë të lumtur që shohim Marco Verrattin të vazhdojë karrierën e tij të jashtëzakonshme te Paris Saint-Germain. Marco ka luajtur një rol qendror në historinë dhe suksesin e klubit gjatë dhjetë viteve të fundit, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij. Zgjatja e kontratës së Marcos është një dëshmi e rritjes së vazhdueshme dhe ambicieve të larta të klubit tonë. Ky është një lajm i madh për Paris Saint-Germain dhe tifozët tanë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll