Sport

“Jam mirë, jam në Turqi për disa analiza”! Presidenti Besnik Kapllanaj i Bylisit të Ballshit përgënjeshtron lajmin e përhapur…

“Lidhur me sajesën e publikuar në faqen jozyrtare "FK Bylis zyrtare", sqarojmë opinionin publik se presidenti i klubit tonë, Besnik Kapllanaj ka kryer analizat dhe për një mjekim më të specializuar ndodhet në Turqi”.

28 Dhjetor 2022, 20:30 Nga DOSJA

“Jam mirë, jam në Turqi për disa analiza”! Presidenti

TIRANE - “Sapo u njoftuam presidenti ynë “Besnik Kapllanaj” ndodhet në gjëndje të rendë nuk dihet ende shkaku i ngjarjes!,”- ka shkruar para afro një ore faqja FK Bylis Zyrtare në Facebook.

“Jam mirë, jam në Turqi për disa analiza”! Presidenti

Sakaq, vetë presidenti Besnik Kapllanaj i klubit ballshiot të Bylisit, ka përgënjeshtruar gjithçka rreth lajmit të botuar. I kontaktuar nga “Dosja.al”, ai nëpërmjet telefonit, nga Stambolli i Turqisë, u shpreh: “Kam patur një problem shëndetësor. Pardje kam ardhur me një charter në Stamboll, ku po i nënshtrohem disa ekzaminimeve mjekësore”.

Dhe si për të vërtëtuar bisedën tonë, para pak minutash, faqja “FK Bylis” e klubit ballshiot po në Facebook, ka reaguar, jo vetëm për të përgënjeshtruar lajmin, por edhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes:

“Lidhur me sajesën e publikuar në faqen jozyrtare "FK Bylis zyrtare", sqarojmë opinionin publik dhe më gjerë se presidenti i klubit tonë, Besnik Kapllanaj ka kryer analizat dhe për një mjekim më të specializuar ndodhet në Turqi. Presidenti Kapllanaj ndodhet shëndosh e mirë dhe ka kontakte të vazhdueshme me stafin dhe skuadrën por edhe me miqtë e dashamirësit!

Gjithashtu vetë Besnik Kapllanaj u shpreh falenderime për interesin e treguar miqve të tij, por edhe botës së sportit duke filluar që nga kreu i FSHF-së, Z.Duka dhe gjithë opinionin. "Së shpejti do të jem mes jush, Gezuar festat dhe Forca Bylis",- ka qënë reagimi i presidentit ballshiot Besnik Kapllanaj!

“Jam mirë, jam në Turqi për disa analiza”! Presidenti

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll