Sport

Misteri i dollapit të Peles?! I mbyllur prej 48 vitesh në stadiumin e Santosit në Rio…

Nuk është hapur që kur u largua më 2 tetor 1974 dhe askush nuk e di se çfarë ka brenda.

28 Dhjetor 2022, 22:18 Nga DOSJA
Misteri i dollapit të Peles?! I mbyllur prej 48 vitesh në stadiumin e

BRAZIL - 'Gazeta Esportiva' raporton këtë të mërkurë se në stadiumin Santos ndodhet një dollap që nuk është hapur që nga 2 tetori 1974. Është dollapi i Peles, i cili i ka dhënë lamtumirën klubit pikërisht atë ditë.

Santos priti Ponte Pretën dhe fitoi me rezultatin 2-0. Pelé u gjunjëzua në rrethin qendror të fushës, hapi krahët dhe tha lamtumirë futbollit. Më pas ka ecur nëpër fushë me fanelën në dorë dhe duke qarë është drejtuar drejt dhomave të zhveshjes.

Aty, ai u gjunjëzua para dollapit të tij, hamendësohet se kishte futur një rrobë, duke e mbyllur. Me çelësin në xhep është larguar më pas nga Vila Belmiro me një makinë të policisë ushtarake.

“Gazeta Esportiva” tregon se dollapi nuk është hapur kurrë dhe se askush nuk e di me siguri se çfarë ka mbajtur Pelé në të. Aktualisht, dollapi i ish-yllit është i 16-ti nga e majta në të djathtë dhe mbulohet me një foto të tij, me fanelën me numrin 10 të Santosit. 

Stadiumi i Santosit do t'i nënshtrohet punimeve dhe arkitektët do të diskutojnë me drejtuesit e klubit se çfarë të bëjnë me elementët historikë të rrethimit, ku nuk përjashtohet edhe dollapi i Pelé. Ish-ylli 82-vjeçar brazilian është shtruar në spital, pasi u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2021. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll