Sport

“Nuk besoj se Mbappé dhe Haaland mund të arrijnë karrierën e Messit dhe Ronaldos”

Ish-sulmuesi anësor i Manchester United, Wayne Rooney, aktualisht trajner i D.C. United në SHBA, bën vlerësimin midis yjeve në ‘perëndim’ dhe atyre të ardhshëm

28 Dhjetor 2022, 21:04 Nga DOSJA
“Nuk besoj se Mbappé dhe Haaland mund të arrijnë

SHBA - Ish-sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ dhe i “Tre Luanëve”, i famshmi Wayne Rooney, aktualisht trajner në SHBA, nuk beson se Kylian Mbappé (PSG) dhe Erling Haaland (Man.City) mund të kenë karriera të ngjashme me ato të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Sigurisht, për momentin, Mbappé dhe Haaland janë më të mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por nuk i shoh ata si lojtarë që mund të bëjnë karrierën e Messit dhe Ronaldos. Nuk i shoh ta bëjnë këtë”,- tha ai duke folur për ‘Sports18’.

Ish-lojtari anglez lavdëroi Ronaldon dhe Messin: “Ajo që ata kanë bërë është unike në botën e futbollit. Messi dhe Ronaldo bënë atë, që e bënë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën ligë për një periudhë të gjatë. Nuk mendoj se do ta shohim më kurrë këtë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll