Sport

Slogani i ri mbështetës i tifozëve të Parisit për Mbappe, pas humbjes së finales në Katar ndaj Argjentinës. Shikoni videon…

Tifozët e Paris Saint-Germain përshëndesin praninë e Kylian Mbappe...

28 Dhjetor 2022, 21:37 Nga DOSJA

Slogani i ri mbështetës i tifozëve të Parisit për

FRANCE - Kylian Mbappe nuk humbi kohë, pavarësisht humbjes së Francës në finalen e Kupës së Botës dhe u rikthye pothuajse menjëherë në stërvitjen e Paris Saint-Germain, duke e bërë gati për ndeshjen e parë të skuadrës pas pushimit.

Dhe për ta bërë atë të... gazmor pas hidhërimit që i dha Argjentina, tifozët parizienë krijuan një slogan të ri për nder të yllit francez, duke përdorur vijën melodike të këngës italiane ‘Sara perche ti amo’, të cilin e interpretuan sonte për herë të parë në “Parc des Princes” kundër Strasburgut.

“Kilian Mbappe, lojtari që na bën të vibrojmë, kur ai është në lëvizje asgjë nuk mund ta ndalojë. Fëmija nga Bondi nuk pushon së na mahnitur. Luan për Parisin, bën të ëndërrojë gjithë botën,”- është teksti i sloganit të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll