Sport

Kthehet keq Neymar, ndëshkohet me karton të kuq ndaj Strasburgut, por PSG fiton...

Braziliani pa kartonin e verdhë dhe atë të kuq në më pak se tre minuta. Ai u largua nga fusha në minutën e 62-të kur rezultati ishte 1-1.

28 Dhjetor 2022, 23:18 Nga DOSJA

Kthehet keq Neymar, ndëshkohet me karton të kuq ndaj Strasburgut, por

FRANCE - Ligue 1 u rikthye pas pushimit për Botërorin e Katarit dhe Neymar ishte në formacionin titullar të PSG-së kundër Strasburgut. Por braziliani nuk u kthye mirë pas pushimeve dhe në ndeshjen e parë pa kartonin e kuq.

Brazili i tha lamtumirë Kupës së Botës në çerekfinale, ndërkohë që Neymar ishte një nga të parët që u kthye në stërvitje nën drejtimin e Galtier me PSG-në. Kështu që ai kishte kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për ndeshjen kundër Strasburgut, por braziliani është një nga lojtarët që kërkon të "mashtrojë" arbitrat dhe sonte pamë një episod që  dukej më shumë si një shfaqje hollivudiane .

Pikërisht në minutën e 60-të, Neymar ngriti bërrylin dhe goditi kundërshtarin, për të cilin u ndëshkua me kartonin e verdhë, por vetëm dy minuta më vonë, braziliani hyri në zonën rivale dhe pas një driblimi ra në një mënyrë të mahnitshme në tokë. Gjyqtari nuk e kurseu dhe Neymar pa para syve kartonin e kuq, për të lënë PSG me 10 kur ndeshja ishte e barabartë 1-1.

Kthehet keq Neymar, ndëshkohet me karton të kuq ndaj Strasburgut, por

Gjithsesi, PSG fitoi 2-1. Personazh ishte sërish një brazilian. Kapiteni Marquinhos shënoi golin e parë në minutën e 14-të, shkaktoi autogol në të 51-tën dhe shënoi përsëri në fund në minutën e katërt të shtesës. Por gjyqtari Turpin e anuloi, duke akorduar një penallti për Mbappe, i cili nuk gaboi dhe fiksoi fitoren 2-1 për PSG-në.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll