Sport

Haaland është i papërmbajtshëm, Man.City 'shëtit' ndaj Leeds dhe -5 nga kreu...

Norvegjezi nuk e kursen Leedsin e babait “të tij", që solli Alf-Inge në Premier League: ‘Citizens’ fitojnë 3-1, vazhdojnë ndjekjen e Arsenalit.

29 Dhjetor 2022, 07:14 Nga DOSJA
Haaland është i papërmbajtshëm, Man.City

ANGLI - Haaland është i pandalshëm dhe bashkë me shokët e çon Manchester Cityn në 5 pikë ndaj Arsenalit. Ndeshja ndaj Leeds, të mërkurën në mbrëmje u fitua 3-1 nga ‘Qytetarët’, të cilët kaluan në epërsi me Rodri (45’+1), para se norvegjezi Haaland të shënonte dygolëshin personal në pjesën e dytë, në minutat 51 dhe 64.

Shtatlarti Erling shkoi kështu në 20 gola në 14 ndeshje të Premier League dhe 26 gola këtë sezon me Manchester Cityn. Goli me flamur i Struijk (73’) ishte i pakët për të ngjallur shpresat në Elland Road. 

Manchester City u rikthye në renditje pas Arsenalit, nën shenjën e Erling Haaland: 20 gola në 14 ndeshje, është rekord absolute në Premier League, duke qenë se askush nuk e kishte arritur këtë shifër pas kaq pak sfidash. Mançester City pas fitore 3-1, ngjitet në kuotën e 35 pikë, duke e ndjekur me 5 pikë më pak se Arsenali, pas 15 ndeshjesh të luajtura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll