Aktualitet

Tahiri me skicë në Gjykatë, mbrojtja e ish-ministrit: Më sillni një provë, çfarë kam bërë? I kam blerë cigare grupit?

10 Shtator 2019, 11:54 Nga DOSJA
Tahiri me skicë në Gjykatë, mbrojtja e ish-ministrit: Më

TIRANE- Dosja.al zbardh detaje nga mbrojtja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda.

Me një skicë në të cilën, Tahiri ka ideuar dhe zhvilluar mbrojtjen e tij, ai i ka kërkuar tre prokurorëve që të sjellin një provë çfarëdo për një nga episodet për të cilat e akuzojnë për trafik droge.

“Më sillni një provë për katër episdodet që më akuzoni. Një grup i strukturuar kriminal kërkon një provë çfarëdo. Cfarë kam bërë? Ngarkim? Shkarkim? Cfarë? Kam ngritur traun? Kam blerë cigare për grupin?”-mësohet se është shprehur ish-ministri. 

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll