‘Tapë’ në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohen 48 shoferë brenda një jave në Tiranë (Video)
10 Shtator 2019, 09:01Nga DOSJA
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës brenda një jave ka proceduar dhe ka vënë në pranga 48 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare, pasi janë kapur në shkelje të rregullave në qarkullim.
Si dhe janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.
Sipas njoftimit të policisë, kontrolle të tilla janë shpërndarë në të gjithë vendin,ndërsa synohet ulja e rasteve të aksidenteve përgjatë akseve vendore dhe atyre kombëtare.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka arrestuar 48 drejtues mjetesh
Në funksion të kontrolleve dhe patrullimeve për parandalimin e ngjarjeve dhe konstatimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë konstatuar dhe:
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.
Janë proceduar administrativisht 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.
Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.
Janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.
Janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 113 drejtues mjetesh.
Janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.
Si dhe janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Islandë. Mësohet se për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjej...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, ku një mjet është përplasur me një motor, në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë.Sipas burimeve paraprake, m...
FIER- Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar, “Cakrani”, u arrestuan dy persona të, cilët akuzohen për posedim, shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, si d...
Elbasan- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan pranë Prefekturës së qytetit.Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor. Pas ngjarjes i mjet...
CËRRIK- Një 46-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi ushtronte dhunë dhe kërcënonte me jetë bashkëshorten. Sipas njoftimit të policë bëhet me dije se...
Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se tan duhet të vijë kreu i PD-së Lulzim Basha në pushtet, pasi ata që qeverisin, janë pushtetarë t...
Elbasan- Dhunimi i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit të të dëmtuarës E.Ibrahimi...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m./dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rit...