Aktualitet

Tahiri para togave të zeza, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në sallën e gjyqit (ROLI)

10 Shtator 2019, 10:41 Nga DOSJA
Tahiri para togave të zeza, përfaqësues të Ambasadës

TIRANË– Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku edhe ka marrë pretencën nga Prokuroria. (Lexo këtu)

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në sallën e gjyqit ndodhen edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të cilat kanë për detyrë të vëzhgojnë procesin gjyqësor. 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë.

Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll