Aktualitet

Trafiku i drogës, Prokuroria kërkon 8 vite burg për Tahirin dhe Jaeld Çelën, shtyhet gjyqi më 19 shtator

10 Shtator 2019, 06:54 Nga DOSJA

TIRANË– Shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Seanca e radhës, ku edhe do të komunikohet vendimi i Gjykatës do të zhvillohet më 19 shtator, në orën 10:00.

Saimir Tahiri u përball sot në gjykatë me akuzat për trafik droge, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Që prej orës 09:00, ish-ministri i Brendshëm u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Tre prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kanë kërkuar 12 vite burg për Tahirin për të trija akuzat, por më herët gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së ish-ministrit për ‘gjykim të shkurtuar‘, që e ul pretencën në 8 vite burg.

E njëjta pretencë është dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela, i cili është në arrati. Në rast dënimi, për Tahirin dhe Celën, gjykata do të ulë 1/3 e dënimit. Prokuroria, nga ana tjetër ka kërkuar që ish-ministri të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Por si është mbrojtur Tahiri?

Në një seancë maratonë, e cila pritet të zgjasë deri në mbrëmje, ish-ministri nuk ka qendruar ‘duarkryq’. Ka shfrytëzuar çdo minutë për të bërë mbrojtjen e tij, ku ka përmendur episode dhe fakte, pse sipas tij nuk i ka ndihmuar kurrë ‘Habilajt’ në trafikun e drogës.

Tahiri ka thënë se Habilajt janë proceduar nga Policia, si dhe ka sjellë në vëmendje, trafikun e drogës përmes përdorimit të radarëve të fikur të ushtrisë. Saimir Tahiri ka thënë në gjykatë, se ka dërguar një letër ‘top secret‘ tek Kodheli, ku e ka informuar për këtë skandal dhe ka kërkuar ndërhyrjen e saj.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda maks haxhia saimir tahiri tirane gjykata e krimeve te renda maks haxhia saimir tahiri tirane

Sondazh

Poll