Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Islandë, Policia publikon masat e sigurisë: Nga ora 18:00 do të mbyllen lokalet rreth stadiumit

10 Shtator 2019, 08:52 Nga DOSJA
Ndeshja Shqipëri-Islandë, Policia publikon masat e sigurisë: Nga

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Islandë. 

Mësohet se për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale. Dhe duke filluar që nga ora 18:00 aksti në drejtim të stadiumit do të bllokohet. 

Në të njëjtën orë do të mbyllen edhe të gjithë lokalet që ndodhen pranë stadiumit “Elbasan Arena.”

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ndeshja shqipëri islandë elbasan ndeshja shqipëri islandë

Sondazh

Poll