Aktualitet

Zgjatja e Lungomares, IKMT shemb në pak minuta “Summer Depo-n” në Vlorë (Video)

10 Shtator 2019, 10:45 Nga DOSJA
Zgjatja e Lungomares, IKMT shemb në pak minuta “Summer Depo-n”

Vlorë- Ditën e sotme IKMT vijuar me shembjen e 60 objekteve  në aksin Vlorë Orikum si pjesë e projektit të qeverisë për zgjatjen e bulevardit Lungomare në Vlorë.

Mësohet se sot fadromat kanë shembur një nga lokalet më të frekuentuara “Summer Depo”.  Shembja ka nisur në orët e paradites ndërsa nga pronarët nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

IKMT pak ditë më parë lajmëroi aksionin duke theksuar se: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ikmt vlorë shembet summer depo ne vlore aksion ikmt vlorë shembet summer depo ne vlore

Sondazh

Poll