Bota

Katër opsione për zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës sipas profesorit britanik Timothy Less

Si opsion të tretë Less parashikon që gjërat mund të mbesin siç janë, me veriun e bllokuar dhe Perëndimin që në vazhdimësi bënë thirrje për Kosovën që të mos ndërhyjë në atë pjesë. 

27 Dhjetor 2022, 14:05 Nga a.l
Katër opsione për zgjidhjen e tensioneve në veri të
Timothy Less

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë në kulmin e tyre në këto ditë pas incidentit të shënuar në Zubin-Patok ku në afërsi të patrullës së KFOR u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, nga persona të cilët nuk janë identifikuar ende. Nga të dyja palët ka patur reagime të shumta. Ndërsa sot dy barrikada të reja janë vendosur në Lagjen e Boshnjakëve dhe në një lagje në Zveçan. Lidhur me rastin kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Ndërsa profesori britanik Timothy Less propozon 4 opsione sesi mund të zgjidhjet situata në veri të Kosovës. 

Opsioni i parë sipas tij është që Kosova të heq dorë dhe të pajtohet me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan vesti-online. Megjithatë ai thotë se diçka e tillë duke relativisht e pamundur marrë parasysh kundërshtimin e Kosovës si dhe siç thotë Less “mungesën e ndikimit dhe vullnetit të Perëndimit për të ndryshuar politikën e Kosovës”.

Opsioni i dytë sipas profesorit britanik është që Serbia të tërhiqet dhe t’i largojë barrikadat pa u përmbushur kërkesa për krijimin e Asociacionit, si rezultat i ndonjë kompromisi që negociohet nga jashtë.

Si opsion të tretë Less parashikon që gjërat mund të mbesin siç janë, me veriun e bllokuar dhe Perëndimin që në vazhdimësi bënë thirrje për Kosovën që të mos ndërhyjë në atë pjesë. 

Megjithatë, siç thashë, mendoj se Serbia është e lodhur nga kompromise të tilla që mund t’i japin Serbisë një fitore afatshkurtër, por me sa duket i mundësojnë Kosovës të fitojë në një betejë më të gjatë. Një skenar më i mundshëm është se gjërat do të mbeten ashtu siç janë tani, me Serbinë që bllokon veriun, dhe Perëndimi i bën thirrje Kosovës që të mos hakmerret me forcë, gjë që do të çojë në ndarjen de facto të Kosovës”, shprehet Less.

Skenari i katërst sipas Less do të ishte një përpjekje e Kosovës për heqje me forcë të barrikadave “me koston e mundshme të jetës së serbëve”. Ai thotë se nëse ndodh diçka e tillë “Serbia do të përgjigjet duke vendosur ushtrinë dhe se veriu do të bëhet një zonë e gjallë konflikti që do të prekë pjesën tjetër të Ballkanit”. Këtu Less përmend Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll