Bota

Tensionet në veri/ Propaganda e mediave serbe dhe sulmi ndaj kryeministrit Kurti

Telegraf shkruan se mediat në Serbi shtojnë më tepër tensionet teksa raportojnë në mënyrë të njëanshme, duke qënduar krahë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

27 Dhjetor 2022, 12:39 Nga a.l
Tensionet në veri/ Propaganda e mediave serbe dhe sulmi ndaj kryeministrit
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës janë shoqëruar me reagime të ndryshme nga palët e dy vendeve. Incidenti i fundit në Zubin-Patok ku disa persona ende të paidentifikuar sulmuan me armë zjarri pranë patrullës së KFOR-it ka qenë kryefjala e mediave në Kosovë e jo vetëm. Telegraf shkruan se mediat në Serbi shtojnë më tepër tensionet teksa raportojnë në mënyrë të njëanshme, duke qënduar krahë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas telegraf, këto media janë të kontrolluara nga presidenti i Serbisë, kanë shtuar propagandën e tyre gjatë dy javëve të fundit duke publikuar informacione se “Policia e Kosovës ka hyrë me dhunë te Liqeni i Ujmanit”, që “Ushtria e Kosovës po bëhet gati për të hyrë në veri” etj.

Sipas telegraf, këto media janë duke përcjellë frikë dhe terror te banorët dhe qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë me lajme e dezinformata që në realitet nuk janë të tilla. Telegraf gjithashtu shkruan se, shumica prej këtyre shkrimeve kanë përdorur edhe gjuhë fyese, kërcënuese ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

'Autoritetet në Prishtinë janë bërë gati për ndërhyrje në veri me 1500 trupa'.

'Kurti do të sulmojë veriun'… 

Kurti ka bërë gati ushtrinë, po përgatit ndërhyrje me 1500 persona'. Ndërsa autoritetet raportojnë se nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga ana e kryeministrit Albin Kurti. 

Tensionet në veri/ Propaganda e mediave serbe dhe sulmi ndaj kryeministrit
media

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll