Bota

U vesh si babagjysh, kush është karteli më i fuqishëm në Meksikë që shpërndau lodra për fëmijët në rrugë (VIDEO)

Mbështetësit e kartelit në një moment u ndalën në mes të bllokut dhe filluan të shpërndanin dhurata nga pjesa e pasme e një kamioni.

27 Dhjetor 2022, 12:57 Nga a.l
U vesh si babagjysh, kush është karteli më i fuqishëm
Meksikë

SPANJË- Karteli më i fuqishëm i Meksikës Ricardo Ruiz ka shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve fëmijëve të rreshtuar përgjatë një rruge në Meksikë. Në video shfaqen të rritur dhe fëmijë të rreshtuar në të dy anët e rrugës teksa persona që thuhet se operojnë nën drejtimin e liderit të rangut të lartë Ricardo Ruiz ngasin kamionçina që ishin të pajisur me një Santa Claus, një burrë dëbore dhe drita, shkruan DailyMail. 

Mbështetësit e kartelit në një moment u ndalën në mes të bllokut dhe filluan të shpërndanin dhurata nga pjesa e pasme e një kamioni.

Sipas autoriteteve, Ruiz mbikëqyr "Grupo Elite" (Grupi Elit) i Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco, një bandë e rrezikshme që vepron në shtetet e Jalisco, Michoacán dhe Colima.

ricardo ruiz

Sondazh

Poll