Bota

Kina pushtohet sërish nga Covid-19, ekspertët: Rrezikojnë të vdesin miliona njerëz

Ekspretët kanë nxitur autoritetet të nisnin një fushatë për kujdesin shëndetësor dhe një linjë të mbrojtjes së komunitetit.

27 Dhjetor 2022, 11:02 Nga a.l
Kina pushtohet sërish nga Covid-19, ekspertët: Rrezikojnë të
Kinë

KINË-  Kina është pushtuar nga një tjetër valë e infeksionit vdekje prurës COVID-19. Ekspertët paralajëmrojnë se rreziqet do të jenë të mëdha, e sidmos në njerëz për të cilët kanë ngritur alarmin se vala e COVID-19 në 20 ditët e para të dhjetorit rrezikojnë të vdesin miliona njerëz të infektuar. Mediat e huaja shkrujnë se, ekspretët kanë nxitur autoritetet të nisnin një fushatë për kujdesin shëndetësor dhe një linjë të mbrojtjes së komunitetit.

Kina ka kurbën më të lartë të infeksionit në botë. Presidenti Xi Jinping në fakt ka vendosur të kalojë nga strategjia “zero Covid” dhe të lirojë një pjesë të madhe të masave kundër pandemisë në fuqi deri më tani. Një kthesë shumë e rrallë për liderët e lartë kinezë, por që u bë e nevojshme pas protestave masive. Prandaj, duke parë drejt vitit 2023, Kina synon të kthehet në normalitet dhe të rifillojë ekonominë e saj, e cila do të ngadalësohet ndjeshëm gjatë gjithë vitit 2022. Por autoritetet kanë frikë se nuk mund ta kontrollojnë situatën në mënyrë të përsosur./Dosja.al

covid-19 në kinë

Sondazh

Poll