Bota

Sulmet ndaj gazetarëve në veri/ Ambasadori amerikan: Dënojmë dhunën dhe kërcënimet në shtyp

Ambasadori u shpreh se dhuna dhe kërcënimet nuk duhet të ekzistojnë në shtyp, duke shtuar se gazetaria e lirë dhe e pavarur është gur themeli i demokracisë.

27 Dhjetor 2022, 13:40 Nga a.l
Sulmet ndaj gazetarëve në veri/ Ambasadori amerikan: Dënojmë
Ambasadori amerikan

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve në Zupc të Zubin Potok mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në Twitter shprehet se mediat duhet të punojnë lirshëm. Ai gjithashtu u shpreh se dhuna dhe kërcënimet nuk duhet të ekzistojnë në shtyp, duke shtuar se gazetaria e lirë dhe e pavarur është gur themeli i demokracisë.

SHBA i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar ashpër sulmet e fundit kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gur themeli i demokracisë”, tha Hovenier.

Më herët edhe ambasadori gjerman në Kosovë dënoi ashpër dhunën ndaj gazetarëve i cilu ndër të tjera u shpreh se mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm. Ekipi i televizionit Klan Kosova u sulmua me gurë nga persona të maskuar ndërsa po shkonin për të raportuar për situatën në Zubin Potok. Si pasojë e sulmit gazetarja dhe shoferi kanë marrë trajtim mjekësor. 

Çfarë po ndodh në Kosovë?

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës jeffrey hovenier

Sondazh

Poll