Bota

Gazetarët sulmohen me gurë/ Reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Mediat duhet të punojnë pa frikë nga dhuna

Sipas tij, mediat duhet të punojnë pa frikën nga dhuna. 

27 Dhjetor 2022, 11:43 Nga a.l
Gazetarët sulmohen me gurë/ Reagon ambasadori i Gjermanisë
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës. Përmes një postimi në Twitter, Rohde shkruan se ambasada gjermane dënon dhunën ndaj gazetarëve. Sipas tij, mediat duhet të punojnë pa frikën nga dhuna. 

Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. Ne urojmë shërim të shpejtë ekipit të televizionit Klan Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadorit.

Ekipi i televizionit Klan Kosova u sulmua me gurë nga persona të maskuar derisa po shkonin për të raportuar për situatën në Zubin Potok. Si pasojë e sulmit gazetarja dhe shoferi kanë marrë trajtim mjekësor. Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll