Bota

Dy barrikada të reja në veri/ Deputeti i LVV: Vuçiç është në panik, po e shikon dështimin në këtë mision

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se institucionet e Kosovës janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in dhe po kërkohet një zgjidhje që nuk shkakton probleme për askënd.

27 Dhjetor 2022, 13:26 Nga a.l
Dy barrikada të reja në veri/ Deputeti i LVV: Vuçiç
Mefail Bajçinovci

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci ka reaguar lidhur me barrikadat e reja që u vendosën gjatë natës në veri nga serbët, në dy lagje. Bajçinovci u shpreh se këtë po e bën Vuçiç për shkak se është në panik, pasi sipas tij ai po sheh dështimin në këtë mision dhe nuk e ka as mbështetje e ndërkombëtarëve.

Vuçiçi është në panik sepse po e sheh dështimin në këtë mision. Prandaj po krijon barrikada të reja, mirëpo këto janë tendenca të kota për ta përshkallëzuar situatën edhe më tej. Vuçiqi nuk e ka mbështetjen as të ndërkombëtarëve e madje as të qytetarëve serbë në Mitrovicë. Krejt çfarë i kanë mbetur janë disa qindra serbë mercenarë të strukturave ilegale e bandave kriminale”, thekson deputeti i VV-së për Gazeta Blic.

Ndër të tjera, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se institucionet e Kosovës janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in dhe po kërkohet një zgjidhje që nuk shkakton probleme për askënd. Ai shton se barrikadat nuk do të qëndrojnë gjatë.

Sa i përket pyetjes për heqjen e barrikadave, siç dihet institucionet tona janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in. Ka një komunikim të vazhdueshëm për ta gjetur zgjidhjen më të mirë dhe e cila nuk shkakton probleme për askënd. Në këtë drejtim, është e qartë se barrikadat s’do të mund të qëndrojnë gjatë dhe Qeveria jonë është e vendosur për ta përmbushur detyrën për respektim të integritetit territorial në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim edhe me miqtë dhe aleatët tanë”, deklaron deputeti Bajqinovci.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? 

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll