Bota

Trazirat në Iran/ Denoncimi i aktivistëve kundër regjimit: Vranë një vajzë 12-vjeçare

Revoltat në Iran nisën që kur operativët e regjimit vranë 22-vjeçaren Mahsa Amini për mosmbajtjen e duhur të hixhabit. 

27 Dhjetor 2022, 10:48 Nga a.l
Trazirat në Iran/ Denoncimi i aktivistëve kundër regjimit:
Iran

IRAN- Aktivistët në Iran kanë denoncuar një tjetër abuzim nga agjentët e regjimit. Lajmi për vdekjen në ditën e Krishtlindjeve të një vajze 12-vjeçare Saha Etebari po qarkullonte në rrjetet sociale pasi agjentët e regjimit hapën zjarr ndaj makinës me të cilën ajo po udhëtonte me prindërit e saj në provincën e Hormozganit. Mediat e huaja shkruajnë se, babai i Sahas është detyruar të thoshte në një video se vrasja e vajzës së tij nuk lidhet në asnjë mënyrë me protestat, ndërsa fotografia e Sahës sy të zinj, vello të bardhë dhe libër të hapur në duar tashmë është virale në rrjetet sociale. Sipas agjencisë së aktivistëve të të drejtave të njeriut Hrana, më shumë se 500 demonstrues janë vrarë që nga fillimi i protestave, duke përfshirë 69 të mitur dhe adoleshentë.

Prej 100 ditësh protestat në Iran kanë shkaktuar trazira, dhjetëra të plagosur dhe viktima. Revoltat në Iran nisën që kur operativët e regjimit vranë 22-vjeçaren Mahsa Amini për mosmbajtjen e duhur të hixhabit. Muajt ​​e fundit, veshja e hixhabit ka qenë një temë shumë e diskutueshme në Iran. 

Shumë qytetarë iranianë fajësuan për vdekjen e Aminit policinë e moralit, duke pretenduar se autoritetet e goditën atë në kokë gjatë marrjes në pyetje. Të gjitha objektet në provincën lindore iraniane të Khorasanit Jugor nuk lejohen më të ofrojnë shërbime për gratë që nuk mbajnë hixhab. Lajmin e bëri të ditur, zëvendësguvernatori i provincës Seyed Mohammad Reza Talebi./ Dosja.al

protesta ne iran

Sondazh

Poll