Aktualitet

Qyno: Policia mori informacion se Martinaj erdhi për Krishtlindje, ndaj i shkuan në shtëpi

Ai tha më tej se nëse do të ishte ekzekutuar, këta kundërshtarë do ta reklamonin trupin e tij, për të shpallur triumfin e tyre.

26 Dhjetor 2022, 23:46 Nga F.M
Qyno: Policia mori informacion se Martinaj erdhi për Krishtlindje, ndaj i
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se duket e çuditshme të kontrollohet shtëpia e Ervis Martinajt kur ai është shpallur i zhdukur. I ftuar në studion e OraNeës, Qyno tha se operacioni i policë nisi pasi ka pasur një informacion operativ se Martinaj ka ardhur për të festuar Krishtlindjet në shtëpinë e tij. Qyno u shpreh se vijon t’i qëndrojë mendimit se Martinaj nuk është vrarë, por ka inskenuar zhdukjen e tij. Ai tha më tej se nëse do të ishte ekzekutuar, këta kundërshtarë do ta reklamonin trupin e tij, për të shpallur triumfin e tyre.

“Policia nuk ka gjetur asnjë provë të vendgjetjes së tij pranë banesës së tij. E kam quajtur si një xhiro vizitë të policisë në fshatin Fushë Kuqe, sepse një person që nga 8 gushti konsiderohet herë si i zhdukur herë si ekzekutuar, ta kontrollosh në shtëpinë e tij ose te bizneset më duket e pabesueshme. Operacioni i policë motivohet nga një vendim i SPAK dhe çdo operacion i tillë, e ka një justifikim nga gjykata pasi Martinaj është shpallur në kërkim. Ndoshta policia ka pasur një informacion operativ, se mos Martinaj ka ardhur për të festuar Krishtlindjet në shtëpinë e tij. Kemi një hetim për rrëmbimin dhe dyshohet nëse është gjallë apo jo. Ndërkohë që në SPAK kërkohet i gjallë për një ekzekutim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pra, shteti po heton në dy pista dhe njëra pretendon se ka të dhëna se ky individ është vrarë, ndërsa tjetra e kërkon të gjallë. Në kanale policeske flitet se mund të kemi një rast të ekzekutuar. Unë nuk dua ta besoj një ekzekutim, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me një njeri dhe vazhdoj t’i qëndroj planit se ai nuk është vrarë, por është zhdukur pa gjurmë. Ndërkohë ka edhe të dhëna se ai është hedhur në det. Nëse do të kishim një ekzekutim, nuk besoj se këta kundërshtarë të mos e reklamonin trupin e tij, për të shpallur triumfin e tyre,”- tha Qyno ndër të tjera.

Deklarata e Qynos, vjen disa orë pasi sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

elton qyno ervis martinaj

Sondazh

Poll