Aktualitet

Hoxha dhe Lala: Kokaina do ta hedhë votën më lart se uji i shatërvanëve, do ta shohim në zgjedhjet e 14 majit

E ftuar në të njëjtin emision, gazetarja Klodiana Lala tha se shqetësimi më i madh që duhet ngritur është se Policia e Shtetit kap punëtorët tek Porti i Durrësit, nuk e lë drogën të shkojë në destinacion dhe në këtë mënyrë shpëton ‘peshqit e mëdhenj’.

26 Dhjetor 2022, 22:26 Nga F.M
Hoxha dhe Lala: Kokaina do ta hedhë votën më lart se uji i
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se trafiku i kokainës vijon me ritme të larta në Shqipëri dhe se paratë që vijnë nga ky trafik, pritet të përdoren në fushatën zgjedhore vitin e ardhshëm. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se edhe projektet e mëdha që ka qeveria në vijim, janë projekte që synojnë të integrojnë këtë para që vjen nga kokaina. E ftuar në të njëjtin emision, gazetarja Klodiana Lala tha se shqetësimi më i madh që duhet ngritur është se Policia e Shtetit kap punëtorët tek Porti i Durrësit, nuk e lë drogën të shkojë në destinacion dhe në këtë mënyrë shpëton ‘peshqit e mëdhenj’.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Trungu kryesor që mban botën e krimit është trafiku i narkotikëve dhe te narkotrafiku është kokaina. Kokaina vazhdoi të rritet gjatë këtij viti. Tregoi se për fat të keq shteti ynë nuk e ka mundësinë të përballet. Fiton ndonjë betejë e vogël lart e poshtë. Bananet janë produkti që nuk kanë bord. Për çdo kontejner të ardhur nga Amerika Latine u rrit minimalisht me 3 mijë dollarë kosto, por banania vazhdon uljen. Pronarët e kompanive të mëdha të bananeve ose janë në burg ose janë në kërkim. Kokaina gjatë këtij viti u fuqizua. Paratë e ardhura nga kokaina janë një nga burimet kryesore për fat të keq, të ekonomisë shqiptare. Me atë që pashë në Amerikën Latine dhe në Dubai, edhe projektet e mëdha që ka qeveria në vijim, janë projekte që synojnë të integrojnë këtë para që vjen nga kokaina. Këto para që vijnë nga kokaina, janë aq shumë, sa edhe në Dubai ia kanë parë hajrin. Kokaina, nga 1-10, nëse vlerësohej 7 vitin e kaluar, sivjet ka shkuar te nota 9. Do ta shohim se çfarë do të bëjë kokaina në fushatën elektorale. Do ta hedhin votën më lart se uji i shatërvaneve të ndërtuar nga Ramiz Alia…

Ylli Rakipi: Këtu arrestohen dhe ndalohen njerëzit që u kapet fare pak lëndë narkotike. Policia deklaroi se është shpallur në kërkim Trifon Murataj, pronar i Banaking. Cfarë ndodhi?

Klodiana Lala: Nuk është arrestuar zoti Murataj. Besoj është në kërkim aktualisht.

Ylli Rakipi: Ku është ai?

Artan Hoxha: Në Amerikë është, atje ka zyrat.

Ylli Rakipi: Po me Amerikën nuk kemi raporte?

Enton Abilekaj: Nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Artan Hoxha: Është në kërkim policer.

Ylli Rakipi: Që ta kuptojë edhe populli, se edhe unë nuk di mirë këto…

Artan Hoxha: Populli të vazhdojë ta hajë banane se janë të mira…

Klodiana Lala: Policia ndërhyn në Portin e Durrësit dhe nuk e lë ngarkesën të shkojë në destinacion. Policia e Shtetit ndërhyn dhe arreston vetëm disa shoferë, disa punonjës të doganës, disa punonjës të shoqërive ty dhe disa njerëz të thjeshtë. Për të mos hapur petët e lakrorit dhe për të mos vajtur në majë, policia e ndërpret aty zinxhirin. Kap tre njerëzit e parë që gjen aty, krijon grupin e strukturuar kriminal dhe mbaron historia. Ky është shqetësimi më i madh që duhet të ngremë.

Ylli Rakipi: Në fakt, këto cështje ua transferojnë prokurorive poshtë farë. Përse nuk merret SPAK-u me këto? A është SPAK-u prokurori e posacme që duhet të merret me një problem shumë të rëndësishëm që ka vendi?

Klodiana Lala: Duke qenë se zinxhiri i trafikut ndërpritet në një vend të caktuar, këta e konsiderojnë si histori të thjeshtë trafiku dhe jo grup të strukturuar kriminal. Nëse ju kujtohet rasti i Arbi Garden, Arber Cekaj, që reagoi edhe ambasada amerikane.

artan hoxha klodiana lala

Sondazh

Poll