26 Dhjetor 2022, 23:19
Nga F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Artan Hoxha ka deklaruar se pronari i vërtetë i laboratorit të kokainës në Fier nuk është kapur. I ftuar në “TPZ”, Hoxha tha se operacioni u bë i mundur vetëm për shkak të përfshirjes së DEA dhe partnerëve. Ai tha se pavarësisht kësaj gjëje, ata që janë kapiur në përgjime, janë personat që kanë marrë përsipër ta kalojnë në doganë sepse kanë njohjet me pushtetin, por nuk janë këta pronarët e vërtetë. Hoxha deklaroi gjithashtu se në Shqipëri ekzsiton një laborator kokaine dhe se autoritetet i kanë shkuar afër, por ende nuk e kanë zbuluar.
"Fieri është hambari kryesor në rang vendi i votave për të majtën. Ka qenë, është dhe do të mbetet. Çervanaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal, ka qenë përfaqësues politik, kishte ikur nga andej dhe kishte ardhur në Tiranë si drejtor. Ai ka patur në dorë para publike dhe ka bërë para. Ajo shtëpia në Frakull, rrinte mbyllur. Ajo që tërhoqi vëmendjen e amerikanëve, nuk ishte thjesht ngarkesa prej 430 kg, por mënyra që kishin përdorur. Kimisti ka qenë brenda territorit shqiptar. Po të mos ishin amerikanët, një avokat i mençur mund të thoshte ku e keni kokainën, sepse pleh është ai. Nuk e di si do ta kthejë SPAK-u në kokainë, sepse nuk ka kimist. E kanë provën sepse ua kanë dhënë amerikanët. Është provë e DEA-s dhe jo e jona, sepse ne nuk kemi laboratorë. Ky operacion është forma se si duhet luftuar krimi i organizuar. Në këtë rast, nuk besoj se kanë vajtur te kryesorët fare. Kam dyshime të mëdha, që pronarët e vërtetë të ngarkesës ende nuk kanë dalë në lojë. Këta që folën nëpër telefona, këta kanë marrë përsipër ta kalojnë në doganë sepse kanë njohjet me pushtetin, por nuk janë këta pronarët e vërtetë. Në Shqipëri ka laborator të kokainës dhe kur doli lajmi që u kap laboratori, unë mendova se e gjetën atë laboratorin që themi ne. Por, nuk ishte aty. I kanë shkuar shumë afër, mbase dhe rastësisht, por nuk e gjetën dot. Laboratori është këtu brenda,”- deklaroi Hoxha.
Si u zbulua laboratori i kokainës në Fier?
Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
artan hoxha laborator kokaine ne fier
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 23:14
F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një episod komik me një polic të doganës dhe trafikantët e...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 23:07
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se vetë ka pasur një bisedë mjaft të gjatë me xhaxhain e të zhdu...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:49
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari i zhdukur, Ervis Martinaj, ka zgjedhur të...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:44
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një bisedë me personin që ka betonizuar vilën e kryeministrit Edi Ra...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:37
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Artan Hoxha ka treguar sërish historinë se si i zhdukuri i shumëkërkuar Ervis Martinaj ka blerë dy vila ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:26
F.M
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se trafiku i kokainës vijon me ritme të larta në Shqipëri dhe ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:13
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ‘thelluar’ më tej marrëveshjen që i zhdukuri i shumëkërkuar Ervi...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:07
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari që është zhdukur pa gjurmë prej 9 g...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:52
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë tip 'Benz' tek...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:53
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se i zhdukuri i shumëkërkuar, Ervis Martinaj ka bërë marrëveshje edhe m...