26 Dhjetor 2022, 23:07
Nga F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se vetë ka pasur një bisedë mjaft të gjatë me xhaxhain e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj. E ftuar në ‘TPZ’, Lala tha se në banesat e familjes së Martinajt kanë shkuar shumë politikanë për ngushëllime pas masakrës së Fushë Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Lala u shpreh se të gjithë janë të filmuar nga kamerat e sigurisë, pasi ceremonia kishte masa të forta sigurie.
“Në momentin që ndodhi masakra te mbikalimi i Fushë Krujës, kemi patur eksponentë të njohur të politikës shqiptare që kanë vajtur në familjen Martinaj. Janë të filmuar me kamera sigurie, ka qenë një ceremoni mortore e vëzhguar më shumë se asnjë tjetër, pavarësisht se nuk kam video, kam informacion të detajuar. Po ashtu, ka edhe një moment të rëndësishëm. Kam biseduar shumë gjatë me Faik Martinaj, me xhaxhain e Ervis Martinajt. Kam patur një debat pas ngjarjes, ai kishte humbur nipin, Ervisi ishte nipi i dytë. Por, gishtin e akuzës e ngrinte ndaj kryeministrit të vendit. Ai tha që nipin e kërkoj vetëm te kryeministri dhe kryeministri është përgjegjës për zhdukjen e tij,”- tha Lala ndër të tjera.
Fjala e Lalës vjen pasi sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.
ervis martinaj zhduket ervis martinaj klodiana lala
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:49
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari i zhdukur, Ervis Martinaj, ka zgjedhur të...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:44
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një bisedë me personin që ka betonizuar vilën e kryeministrit Edi Ra...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:37
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Artan Hoxha ka treguar sërish historinë se si i zhdukuri i shumëkërkuar Ervis Martinaj ka blerë dy vila ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:26
F.M
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se trafiku i kokainës vijon me ritme të larta në Shqipëri dhe ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:13
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ‘thelluar’ më tej marrëveshjen që i zhdukuri i shumëkërkuar Ervi...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 22:07
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari që është zhdukur pa gjurmë prej 9 g...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:52
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë tip 'Benz' tek...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:53
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se i zhdukuri i shumëkërkuar, Ervis Martinaj ka bërë marrëveshje edhe m...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:39
F.M
Gazetari Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me ato që mund të ruajë ‘defteri&rsquo...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 21:27
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se i shumëkërkuari i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj kishte nj...