Aktualitet

Artan Hoxha: Ervis Martinaj harroi që kryeministri ishte ‘balena në oqean’, po bëhej gati të blinte vilën e tretë pranë shtëpisë së Ramës

Gazetari tha se Martinaj mund të korruptonte shumë njerëz, por harroi që kryeministri kishte influencë më shumë se ai.

26 Dhjetor 2022, 22:37 Nga F.M
Artan Hoxha: Ervis Martinaj harroi që kryeministri ishte ‘balena
Artan Hoxha

TIRANË- Artan Hoxha ka treguar sërish historinë se si i zhdukuri i shumëkërkuar Ervis Martinaj ka blerë dy vila në Surrel, në fshatin ku dhe jeton kryeministri Edi Rama. I ftuar në ‘TPZ”, Hoxha tha se Martinaj po bëhej gati për të blerë vilën e tretë dhe se e kishte kapur euphoria për ta ekspozuar jetën që bënte. Sipas Hoxhës, Martinaj ishte shumë egoist, e donte shkëlqimin dhe kishte ‘harruar’ që kryeministri Rama ishte ‘balena në oqean’, jo thjesht një ‘peshk’. Gazetari tha se Martinaj mund të korruptonte shumë njerëz, por harroi që kryeministri kishte influencë më shumë se ai.

"Kur Martinaj doli nga qarkullimi, ai ishte bërë një armik publik sepse kishte prishur rregullat. Kishte bërë shumë kundërshtarë, që ishin dhe armiq ndër vete, të bënin aleancë. Ishte bërë problematik për pushtetin. Qeveria nuk kishte çfarë i bënte më Ervis Martinajt. Martinaj mori guximin dhe i vajti kryeministrit mu të shtëpia. Dhe ne e dimë sa trim është kryeministri jonë. E bleu shtëpinë ne Surrel, bleu dy vila dhe ishte gati të merrte të tretën. Ai vendosi familjen aty. Ai që ka betonuar atë shtëpinë e Edi Ramës, e kam pyetur çfarë betoni është. E pyes, ore ti e ke bërë? Se dëgjonte Berishën që thoshte sarajet e sulltanit që i ka bërë Carapuli. Çfarë Carapuli tha ai, atë e kam bërë unë, lekët m’i ka dhënë filani, kishte edhe biznesmenë të tjerë. I thashë, ore cfarë strukture është ajo? Më tha, është si depo uji, pa dritare, ka vetëm pjesën sipër, me xham dhe derën poshtë. Është beton special. Të njëjtën cilësi betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës. Boja që ajo ka, i është hedhur që në beton. E përmenda si detaj për të thënë që Ervis Martinaj, edhe pse duket si bunker i paprekshëm, sarajet e kryeministrit, Ervis Martinaj i vajtu mu atje. Garda e Republikës, bënte shumë kujdes, sepse lëvizte kryeministri me tre makinat e eskortës, lëvizte edhe Visi me tre makina të blinduara që shkonte në shtëpi. Ajo rruga, duke qenë e ngushtë dhe me kthesa po të përplaseshin në ndonjë cep, njëri kalonte, tjetrit duhet të rrinte në cep. Visi u bë shumë shqetësim për kryeministrin, sepse i erdhi të dera e shtëpisë. Por, Martinajn e kapi euforia dhe nuk e mendoi që një kryeministër është balena në oqean dhe jo një peshk në oqean. Martinaj ishte shumë egoist, e donte shkëlqimin, është personazh atipik në botën e krimit të organizuar. Ai ishte çdo natë në lokalet më të njohura të Tiranës. Pra, dallimi me të tjerët, është që zgjodhi rrugën si John Gotti, që ekspozohej. Ai e shijonte ekspozimin. Edhe kur i ndodhi ajo që i ndodhi, ai lëvizte me tek person. Këtë besim ia sillte korruptimi i agjensive të zbatimit të ligjit. Por, kryeministri korrupton më shumë se ai. Jo më kot të përmenda, që iu vra djali i xhaxhait, u tentua miku i ngushtë dhe shteti nuk reagonte. Shteti mbylli sytë dhe e la përballë kundërshtarëve. Kjo gjë ka ndodhur vetëm me Haklajt në Tropojë", tha Hoxha. 

Deklarata e Hoxhës, vjen disa orë pasi sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

artan hoxha ervis martinaj edi rama

Sondazh

Poll