Aktualitet

“Lekët mi dha filani”/ Artan Hoxha tregon bisedën me njeriun që betonizoi vilën e Ramës: Duken saraje të paprekshme, por Martinaj i shkoi fqinj

Hoxha tha se ka biseduar vetë me personin në fjalë që i ka thënë se cilësinë e atij betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës.

26 Dhjetor 2022, 22:44 Nga F.M
“Lekët mi dha filani”/ Artan Hoxha tregon bisedën me
Gazetari Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një bisedë me personin që ka betonizuar vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. I ftuar në TPZ, Hoxha tha se ka biseduar vetë me personin në fjalë që i ka thënë se cilësinë e atij betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës. Hoxha shtoi se madje edhe boja i është hedhur që në beton, duke shtuar se pavarësisht se duken si saraje të paprekshme, i shumëkërkuari i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, kishte blerë vilë dhe jetonte pranë tij.

“Ai që ka betonuar atë shtëpinë e Edi Ramës, e kam pyetur çfarë betoni është. E pyes, ore ti e ke bërë? Se dëgjonte Berishën që thoshte sarajet e sulltanit që i ka bërë Carapuli. Çfarë Carapuli tha ai, atë e kam bërë unë, lekët m’i ka dhënë filani, kishte edhe biznesmenë të tjerë. I thashë, ore cfarë strukture është ajo? Më tha, është si depo uji, pa dritare, ka vetëm pjesën sipër, me xham dhe derën poshtë. Është beton special. Të njëjtën cilësi betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës. Boja që ajo ka, i është hedhur që në beton. E përmenda si detaj për të thënë që Ervis Martinaj, edhe pse duket si bunker i paprekshëm, sarajet e kryeministrit, Ervis Martinaj i vajtu mu atje,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Deklarata e Hoxhës, vjen disa orë pasi sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

artan hoxha klodiana lala

Sondazh

Poll