Aktualitet

Marrëveshja Martinaj-Dako/ Klodiana Lala: Kishte futur tentakulat, sot grupi i Avdylajve po hetohet për zhdukjen e tij

Lala tha se Martinaj i kishte futur tentakulat e tij edhe tek socialistët, pasi kishte krijuar marrëdhënie dhe grupin e Avdylajve, që dolën në përgjime me Dakon, në dosjen ‘339’, për shit-blerje votash.

26 Dhjetor 2022, 22:13 Nga F.M
Marrëveshja Martinaj-Dako/ Klodiana Lala: Kishte futur tentakulat, sot
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ‘thelluar’ më tej marrëveshjen që i zhdukuri i shumëkërkuar Ervis Martinaj kishte bërë me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako për lojërat e fatit. E ftuar në TPZ, Lala tha se Martinaj i kishte futur tentakulat e tij edhe tek socialistët, pasi kishte krijuar marrëdhënie dhe grupin e Avdylajve, që dolën në përgjime me Dakon, në dosjen ‘339’, për shit-blerje votash. I njëti grup, sipas Lalës, po hetohet për zhdukjen e Martinajt.

“Martinaj, po të shohësh, bëri marrëveshje me Vangjush Dakon. E dini kush është grupi kriminal që është hetuar dhe po hetohet, për rastin e Martinajt? Janë Avdylajt e Shijakut, të cilët në dosjen 339 dilnin në përgjime me Vangjush Dakon për shitblerjen e votës. Martinaj në thelb, kishte miq dhe armiq në politikë por kishte futur tentakulat gjithandej,”- tha Lala.

Deklarata e Lalës, vjen disa orë pasi sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

ervis martinaj klodiana lala

Sondazh

Poll