Politike

Meta i buzëqeshur, zbardh takimin me Gramoz Ruçin: Shkëmbyem mendime, cilësia është më e rëndësishme se sasia

10 Shtator 2019, 06:26 Nga DOSJA
Meta i buzëqeshur, zbardh takimin me Gramoz Ruçin: Shkëmbyem

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit që bëri ditën e djeshme me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin, pasi dëshmoi në Komisionin Hetimor. Meta ka deklaruar se ishte kënaqësi që u rikthye në Kuvend dhe që shkëmbeu disa mendime edhe me kryetarin e Kuvendit.

Ai ka deklaruar se kanë rënë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Më tej presidenti shprehet se në demokraci cilësia është më e rëndësishme se sasia.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, shprehet Meta.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci ilir meta meta në komision meta takim me ruçin gramoz ruci ilir meta meta në komision meta takim me ruçin

Sondazh

Poll