Politike

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias në Tiranë, takim me Ballën, Ruçin dhe demokratët (AXHENDA)

10 Shtator 2019, 06:14 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias në Tiranë, takim me

TIRANË- Delegacioni i Komisionit të Venecias ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillon takime me zyrtarët e lartë në vend për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Kaarlo Tuori është kryetari, ndërsa  Grainne Mcmorrow, Schnutz Rudolf Durr dhe Thomas Market janë anëtarët e Komisionit të Venecias.

Pas takimit me delegacionin, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se çështja e shkarkimit të Metës është një lojë e turpshme e qeverisë.

Pas Bylykbashit edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me delegatët e Venecias, ku ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë konstruktiv e cilësor.

“Opinionet e Venecias janë kontribut për jurispredencën shqiptare. Mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë konstruktiv e cilësor. Makismalisht të angazhuar për funksionalitetin e Kushtetutës”, u shpreh Ruçi.

Delegacioni, pritet të takohet edhe me kreun  e grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën, Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , Hajdari, Musai, Alimadhi.

AXHENDA:

Kalendari i takimeve të ditës së sotme , e martë 10 shtator, me delegacionin e Komisionit të Venecias, është si më poshtë:

Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 10:00 – 10:55: Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 11:00-11:55:  Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

(J.V/ A.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike axhenda e takimeve te venecias ps shkarkon metën venecia ne tirane axhenda e takimeve te venecias ps shkarkon metën venecia ne tirane

Sondazh

Poll