Sport

'Garë' firmash në rrjetet sociale! Reagimi i tifozëve argjentinas ndaj peticionit për të përsëritur finalen: “Francë pusho së qari”…

Francezët kanë hartuar një peticion dhe po mbledhin firma për të përsëritur finalen. Argjentinasit i kundërpërgjigjen

24 Dhjetor 2022, 16:10 Nga DOSJA
'Garë' firmash në rrjetet sociale! Reagimi i tifozëve

ARGJENTINE - Francezët vazhdojnë të mos pajtohen me rezultatin e finales së Kupës së Botës 2022 në Katar, ku humbën në penallti kundër Argjentinës. Përballë kësaj mospërputhje, në Francë filloi një grumbullim nënshkrimesh përmes internetit, në mënyrë që të përsëritej ndeshja për titullin kampion të Botërorit. 

Faqja e sondazhit ka më shumë se 200.000 firma dhe francezët mbështeten në justifikimin e mëposhtëm: "Arbitri u shit totalisht, nuk pati asnjëherë penallti + faull ndaj MBAPPÉ në golin e dytë!!!!".

Nuk ka vonuar reagimi i tifozëve të Argjentinës. Një llogari në Twitter e një argjentinasi, Valentín Gómez, nisi një iniciativë për t'iu përgjigjur francezëve: "Nëse francezët po mbledhin firma në mënyrë që finalja e Kupës së Botës të përsëritet, unë propozoj që të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime që francezët të mos qajnë dhe të fitojnë edhe kampionatin botëror të firmave”

Në vetëm pak orë, faqja e firmave argjentinase, kishte tashmë më shumë se 30.000 dhe ato vazhduan me objektivin për të tejkaluar numrin e firmave të francezëve. Në këtë kohë, 250.000 firmat tashmë janë tejkaluar.

Rrjetet sociale u mbushën me komente ku Argjentina ishte një kampione e drejtë. “Që kur fituam finalen e Botërorit, francezët nuk kanë pushuar së qari, duke u ankuar dhe nuk pranojnë që Argjentina është kampione e botës”.

“Po të mos ishte Mbappé, ata nuk do të shkonin as te penalltitë”, “Dhe shihni, ai që nuk nënshkruan është francez!” apo “ Messi është më i miri në histori e futbollit dhe ka një djalë me merin Mbappen”, ishin të tjera mesazhet që u panë në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll