Sport

Nusreti ‘non grata’, FIFA nis hetimet për të gjetur se kush e futi kuzhinierin e njohur në fushë, në fund të finales “Katar 2022”…

Prania e Salt Bae në fund të ndeshjes finale të Kupës së Botës vazhdon të shkaktojë diskutime. Tani edhe FIFA po lëviz zyrtarisht.

24 Dhjetor 2022, 10:40 Nga DOSJA
Nusreti ‘non grata’, FIFA nis hetimet për të gjetur se

ZVICER - Tani që gjërat sa vinë dhe qetësohen, raportohet se FIFA ka hapur një hetim për praninë e shefit turk të kuzhinës në fushë pas finales së “Katar 2022”. Për më tepër, truofeu prej ari mund të preket vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish, ku Nusret nuk përfshihet në atë listë.

Akti i mitomanisë së Nusret Gokçe ka sjellë disa reagime të acaruara. Ish-presidenti i Crystal Palace, Simon Jordan, komentoi: “Sigurisht që është miqësi. Ju e shikoni dhe thoni: pse duhet të ndodhë kjo? Ai  nuk duhej të dilte në fushë. Ne nuk kemi nevojë për një kuzhinier të nivelit të lartë, që vrapon nëpër fushë, duke përqafuar një lojtar që sapo ka fituar Kupën e Botës. Kjo nuk është ajo që duam”.

Nga dyshimet nuk përjashtohet edhe Gianni Infantino, numri një i FIFA-s, i cili është fiksuar shpesh me personazhin e famshëm të Instagramit në restorantet e tij. Duhet pritur se çfarë do të dalë nga hetimi, ndërkohë që veprimi i Nusret është kthyer në një çështje të ditës, në heshtje guzhinieri i famshëm turk është shpallur ‘non grata’ për FIFA-n.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll