Sport

AKUZA! Marciniak, gjyqtari i finales së Kupës së Botës, u ‘kundërpërgjigjet’ pretendimeve franceze me pamje filmike…

Ai publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihen qartë se janë futur në fushë shtatë lojtarë francezë, kur Mbappe ka shënuar për “Blutë”.

24 Dhjetor 2022, 12:33 Nga DOSJA

AKUZA! Marciniak, gjyqtari i finales së Kupës së Botës, u

POLONI - Szymon Marciniak, arbitri i finales së Kupës së Botës “Katar 2022”, i është përgjigjur kritikave të kampit ‘blu’ kryesisht, se goli i dytë i Lionel Messit nuk duhej të ishte akorduar, me pretendimin se disa lojtarë argjentinas ishin në fushë.

Madje, tifozët francezë po përgatisin edhe një peticion që do t’i drejtojnë FIFA-s, të cilin e kanë firmosur më shumë se 200 mijë persona, duke pretenduar që finalja Argjentinë-Francë duhet të riluhet, duke iu referuar këtij rasti, sipas tyre flagrant.

Por nuk ka vonuar shumë dhe gjyqtari i finales, polaku Marciniak, iu është kundërpërgjigjur kritikave dhe pretendimeve të francezëve. Ai publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihen qartë se janë futur në fushë shtatë lojtarë francezë, kur Mbappe ka shënuar për “Blutë”. Këtë foto, dhe imazhet e këtij episodi, francezët nuk i përmendin…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll