Sport

Souness e ‘masakron’ Dibu Martínezin: "A ka vërtet njerëz që argëtohen nga diçka e tillë. Ai dukej si një klloun vulgar”...

Ish-futbollisti kritikoi ashpër sjelljen e portierit argjentinas gjatë Botërorit

24 Dhjetor 2022, 08:53 Nga DOSJA

Souness e ‘masakron’ Dibu Martínezin: "A ka vërtet

ANGLI - Futbollisti legjendar skocez, Graeme Souness, ka qenë i fundit që i është bashkuar valës së kritikave ndaj Dibu Martínez që ka marrë, pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në “Katar 2022”, pasi mundi Francën me penallti. Në atë finale portieri i Aston Villa shkëlqeu dhe paraqitjet e tij ishin të patëmetë, por më pas sjellja e tij, pas ndeshjes la për të dëshiruar.

"Pjesa më e madhe e debatit pas finales së Kupës së Botës është përqendruar në sjelljen e portierit argjentinas Emiliano Martinez gjatë gjuajtjes së penalltive. Unë mund t'i pranoj këto mashtrime, deri në një pikë. Por ajo që duhet të flasim më shumë është gjesti i vrazhdë që ai bëri, pasi mori trofeun e tij për portierin më të mirë të turneut”,- ka nisur në rubrikën e tij Souness, në mediumin anglez ‘Daily Mail’.

Souness e ‘masakron’ Dibu Martínezin: "A ka vërtet

"A ka vërtet njerëz që do të argëtoheshin nga diçka e tillë? Martinez turpëroi veten dhe vendin e tij. Ai dukej si një klloun vulgar. Nëse kjo është ajo për të cilën ai dëshiron të mbahet mend, Zoti na ndihmoftë të gjithëve! Më pëlqen ai si portier me Aston Villa, por që ai të mendojë se ajo që bëri ishte e përshtatshme, është e pabesueshme”,- vazhdoi ish-futbollisti.

"Nuk e kuptoj pse vendosi ta bëjë këtë para syve të të gjithëve... Çfarë respekti tregon ai për mikpritësit? Edhe për veten e tij? Ndoshta nuk i intereson? Epo, duhet të jesh krenar për vitet në vijim. Fatkeqësisht, ai imazh tashmë është pjesë e historisë së finales ”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll