Sport

Neymar merr trofeun "Lojtari i Historisë", akorduar Pele dhe i bën homazhe ‘O Rei'-t

Marka amerikane e birrës Budweiser i dha çmimin futbollistit brazilian

24 Dhjetor 2022, 15:30 Nga DOSJA

Neymar merr trofeun "Lojtari i Historisë", akorduar Pele dhe i

BRAZIL - Pelé, i cili po kalon trajtimin e kancerit, vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese. Por kjo nuk e ka penguar yllin brazilian të fitojë trofeun "Lojtari i Historisë". Marka amerikane e birrës Budweiser e ka njohur legjendën braziliane, si lojtarin më të mirë në histori dhe ka qenë Neymar ai që ka marrë çmimin në emër të ‘O Rei’.

Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pele. "Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga Budweiser për të nderuar Pelen me trofeun "Lojtari i Historisë". Është një nder të jem pjesë e këtij momenti”,- tha Neymar, në një video e postuar në Instagram.

Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një publikim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm: "Ai që e bëri futbollin mbretëri të tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra ndaloi një. Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën. Ai që sfidoi sovranitetin. Ai që nderohej. Ai që bëri dinastinë e tij. Ai që frymëzoi rininë. Ai që ndërtoi një perandori. Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”.

'O Rei' është shtruar në spital në Sao Paulo për tre javë për shkak të trajtimit për kancerin e zorrës së trashë. Pjesa e fundit mjekësore e ish-futbollistit raportoi se ai po merr kujdes në lidhje me "disfunksionet e veshkave dhe zemrës".

Pas përkeqësimit të shëndetit, një nga vajzat e Peles, ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se "vazhdojnë në luftë dhe me besim. Edhe një natë bashkë". Ai gjithashtu bëri të ditur se Krishtlindjet do t'i kalojnë në spital, ku Pele ndodhet i shtruar që prej 29 nëntorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll