Sport

VIDEO/ Ibra me pushime në Nju Jork: i pranishëm në super-ndeshjen Nets-Bucks. Në fund të saj, një takim ‘gjigandësh’…

Suedezi i AC Milanit, pas Dohas, zbarkon në SHBA, ku ndjek edhe basketbollin amerikan

24 Dhjetor 2022, 11:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Ibra me pushime në Nju Jork: i pranishëm në super-ndeshjen

SHBA - Nga finalja e Kupës së Botës në Doha, ai ka fluturuar për në SHBA. Zlatan Ibrahimovic, i cili ende po rikuperohet nga dëmtimi i tij, mori disa ditë pushim dhe fluturoi në Nju Jork me familjen e tij. 

Sulmuesi suedez i AC Milan ishte mbrëmë në ‘Barclays Center’ në Brooklyn për të parë ndeshjen mes Nets dhe Milwaukee Bucks. Ndeshja e madhe u fitua nga Nets 118-100 me Kevin Durant në super formë. 

Në fund të ndeshjes, basketbollisti Kyrie Irving shkoi për t'u përshëndetur me Ibrën dhe u ndal për të biseduar me të, duke i dorëzuar suedezit një nga bluzat e tij nga ndeshja, duke e bërë shumë të lumtur sulmuesin e Milanit.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll