Sport

“Eshtë mbi peshë”, Guardiola ankohet për gjendjen e mesfushorit Kalvin Phillips...

Pas kthimit te Manchester City pas grumbullimit të tij për Kupën e Botës me Anglinë, mesfushori ngjalli acarimin e trajnerit për shkak të mbipeshës së tij.

24 Dhjetor 2022, 11:01 Nga DOSJA

“Eshtë mbi peshë”, Guardiola ankohet për gjendjen e

ANGLI - “Ai nuk është në gjendje të mirë për t'u stërvitur, është mbipeshë. Acarimi i trajnerit të Manchester  Cytit, Pep Gardiola, për mesfushorin e tij Kalvin Phillips ishte i dukshëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Liverpool. 

Ndërsa bashkëlojtarët e tij në kombëtaren e Anglisë, John Stones, Phil Foden dhe Jack Grealish ishin dhe luajtën të gjithë në Kupën e Ligës kundër Liverpool (3-2) në ‘Etihad Stadium’ të enjten, mesfushori Kalvin Phillips ishte një mungesë befasuese nga grupi. 

“Ai nuk erdhi në një gjendje për të bërë seanca stërvitore dhe për të luajtur”,- u shpreh tekniku spanjoll. Kalvin Phillips ka bërë vetëm katër ndeshje për Manchester City këtë sezon për shkak të një dëmtimi në shpatull.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll