Sport

Ndodh edhe kjo në Brazil! Grabitet trajneri Tite në Rio de Janeiro... hajduti e qorton edhe për eliminimin nga Kupa e Botës...

Ish-trajneri i ‘Selecaos’ nuk ka pësuar dëmtime fizike

24 Dhjetor 2022, 15:46 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo në Brazil! Grabitet trajneri Tite në Rio de Janeiro...

BRAZIL - Futbolli është fe në Brazil dhe ju mund të gjeni një nga ndjekësit e tij në çdo vend dhe situatë. Tite, i shkarkuar nga posti i trajnerit brazilian pas humbjes në çerekfinale ndaj Kroacisë, është grabitur sot në orën 6:00 të mëngjesit në Brazil, teksa po shëtiste nëpër rrugët e Rio de Zhaneiros.

Ish-trajneri i 'Selecaos' po ecte nëpër lagjen Barra da Tijuca, një zonë periferike dhe e pasur e Rio de Janeiro. Qëllimi i tij ishte të kalonte pa u vënë re, por ai përfundoi duke u sulmuar dhe u grabit nga një person, i cili gjithashtu e kritikoi atë për eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës. Kështu shkruan gazetari Ancelmo Gois në blogun e tij në gazetën braziliane 'O Globo'.

Të njëjtat informacione konfirmojnë se Tite nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe se sulmuesi i ka marrë një send personal teknikut. Ai që ka qenë trajner i Brazilit mes viteve 2016 dhe 2022 dhe tani ndodhet në Rio de Zhaneiro me familjen e tij, duke medituar për destinacionin e tij të radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll