Sport

Heynckes, pas një operacioni të ndërlikuar në zemër, flet sërish për futbollin: "Finalja e Botërorit, një provë e qëndrueshmërisë"

“Ishte periudha më e keqe e jetës sime, nuk më zinte gjumi dhe koha nuk kalonte, ishte një martirizim”.

24 Dhjetor 2022, 07:45 Nga DOSJA
Heynckes, pas një operacioni të ndërlikuar në zemër,

GJERMANI - Jupp Heynckes, ish-trajneri i njohur Bayern Munich, që fitoi të gjitha trofetë më 2013, më në fund foli, pasi iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër. Në mes të nëntorit, teknikut gjerman iu bënë disa bypass, pasi i ishin mbyllur dy arterie në gjoks. 

Ai ka qenë në terapi intensive dy javët e fundit, por sot ai mundi të tregojë për një periudhë shumë të komplikuar të jetës së tij: “Finalja e Botërorit ishte testi i qëndresës”, tha ai me shaka, duke shtuar:

“Ishte periudha më e keqe e jetës sime, nuk më zinte gjumi dhe koha nuk kalonte, ishte një martirizim”. Këto ditë Heynckes, 77 vjeç, ka dale nga spitali dhe është kthyer në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll