Sport

A mundet që Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit, të luajë në Serbi kundër Bjellorusisë?

UEFA ka njoftuar se ndeshja e parë Bjellorusi-Zvicër për kualifikueset për Europian 2024 do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë. Po Kosova ku do të luajë?

24 Dhjetor 2022, 07:30 Nga DOSJA
A mundet që Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit, të luajë në

ZVICER - Ky është vendimi i UEFA-s, e cila ka vendosur, që për shkak të mbështetjes së Rusisë në luftën me Ukrainën, të sanksionojë Bjellorusinë për të mos i zhvilluar ndeshjet e saj në shtëpi për kualifikueset e Euro 2024. Kujtojmë që Bjellorusia bënë pjesë në grupin “I”, aty ku përveç Zvicrës, do të luajë edhe Kosova, por edhe Izraeli, Andora dhe Rumania.

Reagimi i medias ndërkombëtare kundër këtij vendimi ka qenë i menjëhershëm. Shumë pyetje hipotetike janë hedhur. Nëse ndeshja Bjellorusi - Zvicër që do të luhet në Novi Sad, “po Kosova a do të luajë në Serbi kundër Bjellorusisë?”

“Po si është e mundur që Zvicra ndeshjen e radhës do ta luajë në Serbi! A e di UEFA, që dy lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares helvete, kapiteni Xhaka dhe sulmuesi Shaqiri, janë me origjinë kosovare? A mundet që ata të luajnë pa probleme, pa ngacmime në Novi Sad, ndërkohë që ende i kemi të freskëta episodet që ndodhën në ndeshjen Zvicër-Serbi në Katar?

Bjellorusia, më 25 mars do të luajë kundër Zvicrës në Novi Sad të Serbisë për eliminatoret e Euro 2024. Po ndeshja Bjellorusi - Kosovë, e planifikuar sipas kalendarit, më 19 qershor, në orën 20:45, ku do të zhvillohet? Në uebfaqen e UEFA-s nuk thuhet vendi se ku do të zhvillohet kjo ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll