Sport

Wanda Nara, mund të përfitojë 100 milionë euro nga divorci me Mauro Icardin…

Bashkëshortja e sulmuesit të Galatasarayt mund të marrë prona dhe mallra të ndryshme për një vlerë afër shifrës së përmendur...

24 Dhjetor 2022, 08:01 Nga DOSJA
Wanda Nara, mund të përfitojë 100 milionë euro nga divorci

ARGJENTINE - Vazhdon të përflitet ‘telenovela’ mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës, teksa thuhet se janë duke u luajtur seritë e fundit të kësaj romace rozë… 

Sipas thashethemeve që qarkullojnë nga Argjentina, Maurito do t'i duhet t'i paguajë 100 milionë euro showgirl-it bjonde Wanda Nara në rast të një divorci zyrtar.

Konkretisht, gruaja e sulmuesit të Galatasarayt mund të marrë prona dhe mallra të ndryshme për një vlerë afër shifrës së përmendur më parë. Një skenar i cili, siç raportojnë mediat e Amerikës së Jugut, mund të bëhet konkret në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll